Champions, Tuchel: Presioni është i lartë, por kemi besim te vetja

Thomas Tuchel karikon futbollistët e tij në prag të ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve kundër Realit të Madridit me Chelsean që e ka barazuar ndeshjen e parë në Madrid me rezultatin 1-1

‘Sfida jonë është të ruajmë intesitetin e lartë gjatë gjithë ndeshjes-tha trajneri gjerman në konferencën për shtyp në prag të kësaj ndeshjeje-është një sfidë gjysmëfinale, presioni është i lartë, është një ndeshje me eliminim direkt, kështu që është e nevojshme që të hyjmë me nivelin e duhur tëbesimit dhe sigurisë, përndryshe nuk do të kemi asnjë mundësi’.

Në Stamford Bridge dueli do të nisë pikërisht nga barazimi 1-1 i sfidës së vajtjes.

‘Nuk jam i sigurt nëse ata do të luajnë sërish me skemën 3-5-2-tha Tuchel-ndoshta do të jetë skema 4-3-3. Besoj se nuk bëhet fjalë për modulin apo mënyrën si do të luajë Reali. Ajo që ka rëndësi është si do të luajmë ne, nëse jemi kurajoz mjaftueshëm. Ne jemi kurajozë mjaftueshë,. Mësimi kryesor është që mund të besojmë te vetja dhe kemi të drejtën për të qenë në gjysmëfinale. Meritojmë të jemi këtu dhe të konkurrojmë në këtë nivel’.

Sfidanti.al