Mallkimi i Markezit, a do të mundet 8 herë kampioni i botës të kthehet si dikur?!

Rruzulli tokësor e njeh fare mirë. Mark Markez është padyshim një nga pilotët më të mëdhenj të të gjitha kohëve në motoçiklizëm, dhe qendron me krenari në krah të kampionëve të së kaluarës në Moto GP si D’Agostini, Duhan apo Rosi, veçse prej disa kohësh nuk po i ecën aspak. Pasi fitoi 8 tituj kampion të botës, spanjolli provoi aksidente dhe dëmtime, diçka që u përsërit këtë fundjavë në Çmimin e Madh të Spanjës.

Në pistën e Herezit, 28-vjeçarit i doli dy herë nga kontrolli motori Honda, fillimisht në prova, e pastaj në nxemjen paar garës. Për fat, pavarësisht përplasjeve të forta me motorin në shpejtësi 155 e 160 km në orë, vizitat në spital treguan se Markez nuk kishte asnjë problem.  Fat i madh, pasi nuk i ndodhi kështu në përplasjen e vitit 2020 gjithashtu në Herez, në garën e parë të sezonit, kur ai pati fraktura në kocka dhe braktisi gjithë sezonin. U desh një kohë rikuperimi prej më shumë se 1 viti përpara sesa ai të ishte në gjendje të pilotonte përsëri.

Spanjolli i humbi dy garat e para të këtij sezoni në Katar e Doha, ndërsa u kthye në Portugali. Markez ka vetëm 16 pikë, ndërsa ndodhet në vendin e 15-të të renditjes së përgjithshme të kampionatit botëror, plot 50 pikë pas kryesuesit Banjaja, i cili fitoi në Herez dhe është në një konkurrim të ashpër me francezin Kuartaro.  A do të mundet supertalenti spanjoll të kthehet në nivelet e dikurshme? Mosha 28-vjeçare e ndihmon, por nuk dihet nëse do të tejkalojë frikën.

Sfidanti.al