Zidan për finalen e Championsit, kufiri mes lavdisë dhe dështimit

Nuk dëshiron ta dëgjojë fjalën dështim, katastrofë. Zinedin Zidan nuk e pranon “fraaso”-n (fracaso), dhe nuk beson se humbja e finales së Championsit ndaj Liverpulit do të jetë një “frakaso”, ashtu siç vetë kjo ndeshje nuk do të jetë në kufi të lavdisë dhe kataklizmës.

“Nuk ka asnjë katastrofë këtu, – refuzoi ai, pak ditë para finales së Kievit, – dështimi për mua ishte kur mbetëm jashtë Kupës, duke mos ia dalë në shtëpinë tonë, pjesa tjetër aspak. Reali kërkon gjithnjë të fitojë gjithçka, por nuk mund të fitosh gjithnjë, gjithçka. Rëndësi ka të japësh maksimumin”.

Trajneri madrilen nuk shqetësohet shumë (ose të paktën, ashtu thotë) nga fakti se rivali i Kievit, Liverpuli, mund të jetë më i uritur. “Askush nuk mund ta thotë këtë, – kundërshton ai, – nuk mund të flas për Liverpulin, por për ekipin tim. Jemi Reali dhe nuk ngopemi me trofe”. Përsa i përket formacionit, Zidan nuk deshi të fliste para kohe, por la “takimin” për ditën e shtunë përpara finales.

Sfidanti.al