Çelsi pret Sarrin, dhe ëndërron Levandovskin apo Higuainin

Gjithçka do të bëhet e qartë kur të njoftohet trajneri i ri. Antonio Konte ende nuk është larguar, por duket punë e përfunduar, ndërsa Mauricio Sarri besohet se është fati i ri i Çelsit, por ende i patreguar. Sidoqoftë, në Londër po mendohet diçka dhe lajmet kanë nisur “të rrjedhin” deri tek mediat.

Robert Levandovski besohet se është dëshira e madhe e Roman Abramoviçit dhe me siguri edhe e Sarrit, ndonëse askush nuk pranon se këta të dy mund të kenë diskutuar për të ardhmen. Për momentin, napolitani është ende trajner i Napolit.

Sulmuesi polak mund të kushtonte 100 milionë euro, një shifër tepër e lartë edhe për blutë e Londrës, të cilët shpresojnë të fitojnë sa më shumë nga transferimi i Alvaro Moratës, marrë vjet për më shumë se 70 milionë euro. Një mendim mund të jetë edhe për Gonzalo Higuainin, pra mund të ketë një shkëmbim, ndërsa Çelsi dëshiron të ketë një sulmues “race” dhe të frikshëm, siç ishte Diego Kosta.

Sfidanti.al