“Shtëpia” evropiane e futbollit, UEFA, do të donte që Liverpuli ta mundte Realin e Madridit në finalen e Championjs-it, më 26 maj, në Kiev, deklaroi ish-funksionari i UEFA-sTomas Grimqë tani është president i ligës ukrainase, ndërsa theksoi se UEFA preferon që kampionët e Evropës të ndërrohen. Siç dihet, Reali ka dalë kampion i Evropës dy herë me radhë, ndërsa kjo e tanishmja është përpjekja e tretë e klubit madridas që të bëhet përsëri i tillë.
“UEFA do që të ketë kampionë të rinj, sepse nuk do që ‘të vritet konkurrimi’ dhe kjo mund të ndodhë, nëse një ekip do ta fitojë për të tretën herë radhazi trofeun kryesor evropian. Unë e di se Reali ka lojtarë fanmtstikë, por, nga aspekti i vet konkurrimit, do të jetë mirë që titullin e kampionit të Evropës, kësaj here, ta fitojë një ekip tjetër, konkretisht, Liverpuli”, vuri në dukje Grimi që, më parë, ka qenë pjesë e ekipit juridik të UEFA-s.
Sfidanti.al