Duket se janë paratë ato që sjellin ndryshimet e mëdha në futbolll dhe tre miliardë euro duken se një arsye e mjaftueshme që krerët e FIFA-s dhe të UEFA-s t’i suprimojnë formatet aktualë të Kupës së Konfederatavee tëkampionatit botëror të klubeve dhe të aplikojnë një të ri, duke filluar nga viti 2021. Pra, në turneun e ri që do të nisëmbas tre vitesh, do të marrin pjesë 24 klube nga të gjithë kontinentet dhe ata do të ndahen në tetë grupe. Për këtë qëllim do ta caktohen para të mëdha, ndërkohë që vetëm ekipet që do të zënë vendet e para në grupe, do të shkojnë më tej. Termini kohor i zhvillimit të ndeshjeve do të jetë gjysma e dytë e qershorit, ndërkohë që konkurrimi do të zgjasë dy javë e gjysmë.
Numri më i madh i pjesëmarrësve (12) do të jetë nga Evropa, ndërkohë që do të marrin pjesë, gjithashtu, dy klube nga Azia, dy nga Afrika, dy nga zona KONKAKAF, katër nga Amerika e Jugut dhe ekipet kampionë të MLS-së amerikane e të ligës meksikane.
Gjithsej, do të zhvillohet 31 ndeshje dhe pritet që ky turne të ketë më shumë vlerë sesa Botërori! Nuk ka dyshim se kjo ide ka tërhequr një vëmendje të madhe dhe paratë janë asyeja kryesore e aplikimit të saj.
Sfidanti.al