Tuhel paralajmëron të vetët: Me Ramosin ndryshon puna!

Reali i Madridit nuk është i njëjti nëse ka apo nuk ka kapitenin. Rikthimi në ekip i Sergio Ramosit pritet të ndryshojë shumë balancat në sfidën e dytë gjysmëfinale të Championsit në fushën e Çelsit, gjë që e thekson trajneri i bluve, Tomas Tuhel. “Me Ramosin gjërat ndryshojnë shumë, – tha gjermani, – nëse ai do të jetë në fushë, do të jetë ndryshe. Ai është kapiteni i ekipit me më shumë suksese vitet e fundit”. Ramosi pati shiritin në krah në fitoret e mëdha të Realit në Champions në 2014, 2016, 2017 e 2018, madje duke qenë protagonist e duke shënuar dy gola vendimtarë. Gjithsesi, edhe Çelsi është në formë pasi Tuhelit i mungon vetëm Kovaçiç, i ardhur pikërisht nga Reali.

Sfidanti.al