Tifozët e PSG-së s’donin ta dëgjonin: Rikthim dëmtimi për Nejmarin

Komunikata e Paris SG ishte e tillë që tifozët parizienë nuk donin ta dëgjonin. “Kontrolli i parë mjekësor zbulon që për Nejmarin ka një rikthim të dhimbshëm të dëmtimit të kockës së pestë metatarsale në këmbën e djathtë”, – ishin fjalët e specialistëve. Kjo do të thotë se braziliani është vërtet në dyshim të madh për ndeshjen e Championsit ndaj Mançester Junajtidit në 12 shkurt. Edhe pse duhen rreth 18 ditë, sërish koha mund të mos jetë e mjaftueshme për t’u riaftësuar.

Nejmar e pësoi dëmtimin në ndeshjen e Kupës ndaj Strasburgut, duke pasur dhimbje në kavilje, por edhe problem në kockën që dëmtoi vjet. Sezonin e kaluar, ai humbi 15 ndeshje të PGS-së në 80 ditë që mbeti jashtë fushe, por trajneri Tuhel dhe drejtuesit shpresojnë që këtë herë të jetë ndryshe. Ditët në vijim do të zbulojnë gjithçka, pasi varet sesi do të shkojë reagimi i këmbës së Nejmarit ndaj dëmtimit.

Sfidanti.al