MotoGP i bën homazh Niki Hejdënit; tërheq numrin 69

Botërori i MotoGP i bën homazh Niki Hejdën duke tërhqeur përfundimisht numrin 69 që ai mbante në motorin e tij, që do të thotë se asnjë pilot tjetër nuk do të mund të mbajë më këtë numër gjatë garave. Ishte ky një vendim që i bashkohet inisiatiavave të shumta të ndërmarra, rreth 2 vjet pas ndarjes nga jeta të ish kampionit të botës pas aksidentit të pësuar teksa ishte duke u stërvitur me bicikiletë në Misano Adriatico.

‘Është një nder që marr këtë cmim mirënjohjeje-tha babai i Niki Hejdënit, ërl-për mua në mënyrë të vecantë, është dicka speciale sepse 69 ishte numri im në gara dhe isha shumë krenar që edhe Niki e mbajti atë në motorin e tij në të gjitha kompeticionet ku mori pjesë’.

Ceremonia zyrtare e tërheqjes së numrit 69 do të mbahet në Cmimin e Madh të SHBA të MotoGP që do të zhvillohet në 12-14 prill.

sfidanti.al