Bajerni “mbron” nderin e Gjermanisë, por fiton më pak se “El Klasiko”

Nuk kishte asnjë dyshim se klubi i parë gjerman në renditjen e parave do të ishte ai i Mynihut. Bajerni vërtet la prapa gjithë Bundesligën, duke arritur 588 milionë euro të ardhura në sezonin 2016-2017 (sezoni i vjetshëm nuk është llogaritur ende nga Deloitte&Touche), por sërish nuk mundi të kurorëzohej si klubi me të ardhurat më të mëdha në Europë. Bavarezët u detyruan të kënaqeshin me vendin e katërt, pas Realit (750.9 milionë euro), Barcelonës (690.4) dhe Mançester Junajtidit (666).

Klubet e tjerë gjermanë janë më prapa. Dortmundi është vetëm i 12-ti në listën europiane, me 317 milionë euro të ardhura, pra gati sa gjysma e Bajernit, ndërsa Shalke arriti deri në 243.8 milionë euro. Këto janë suksese të mëdha, për klube ku tifozët kanë 51 për qind të aksioneve, dhe në një mentalitet si ai gjerman që nuk pranon shpenzime të jashtëzakonshme.

Sfidanti.al