Në Angli besojnë se fantazma e Higuanit ka mbetur në..Milano!

Gonzalo Higuain tanimë ka mbërritur në Londër, shkruan media angleze, sipas së cilës, janë mbyllur të gjithë formalitetet rreth transferimit të tij nga Milani për te Çelsi. Ky sulmues argjentinas vjen te “blutë” e Londrës si i huazuar për gjashtë muaj me opsionin e zgjatjes së huazimit të tij edhe një vit tjetër ose të blerjes së tij përfundimtare nga klubi londinez.
Iguaini, sikurse njoftohet, ka filluar kontrollet mjekësore përkatëse, madje thuhet se ai i kaloi ato me sukses dhe tani ka mbetur vetëm që futbollisti argjentinas të vendosë firmën në kontratën e re.
Tani Higuainit i ka mbetur që të përqëndrohet te njohja me bashkëlojtarët e tij të rinj dhe te përshtatja me mjedisin e ri.
Sfidanti.al