Futbollisti i ri 18-vjeçar, Timoti Weah, ka nisur të ndjekë gjurmët e të atit të tij në futboll. Ai u transferua te Selltiku dhe që në ndeshjen e tij debutuese me këtë klub skocez shënoi një gol të shkëlqyer. Në kuadrin e raundit të katërt të Kupës së Skocisë në ndeshjen kundër ekipit Erdrionians, futbollistit të ri liberian të mësipërm iu dha shansi që të luante që në fillim. Ai e shfrytëzoi rastin dhe shënoi një gol mjeshtëror, duke treguar se ai e zotëron mjaft mirë topin dhe ka nuhatje për gol, ashtu si dikur i ati i tij, ish-futbollisti i Milanit, i përfaqësueses së vendit të tij dhe futbollisti më i mirë i dikurshëm i botës, Xhorxh Weah, sot president i Liberisë.
Ueah i riu është dhënë gjashtë muaj hua nga PSZH-ja te Selltiku që ai të fitojë përvojën e nevojshme futbollistike.
Sfidanti.al