Sari befason : Hazari s’ është lider, janë dy të tjerë me këtë rol te Çelsi!

Mauricio Sari nuk kurseu asnjë lojtar të tij mbas humbjes së fundit (2-0) nga Arsenali në “Emirate”, duke i kritikuar se ata po mësohen me mentalitetin e humbësit dhe se është e vështirë që të motivosh futbollistë që nuk zbatojnë kërkesat e tij. Ai në këtë deklaratë tij të ashpër nuk i kurseu kritikat as ndaj futbollstit më të mirë të “bluve” të Londrës, Eden Azar, për të cilin Sari tha se ai nuk është lider dhe se këtë rol tani e kanë dy futbollistë të tjerë:
“Momentalisht, Hazari është më shumë një futbollist individual. Ai, në fakt, është shumë i rëndësishëm për neve, sepse me të vërtetë është një lojtar i madh. Ai ka arritur që ta fitojë ndeshjen me një ose dy levizje të tij, por, megjithatë, ai nuk është lider, është futbollist i madh dhe ndër më të mirët në botë. Janë dy lojtarë të tjerë që zotërojnë cilësi lideri dhe ata janë Aspilikueta dhe David Luiz që vazhdimisht i ndihmojnë të tjerët”.
Sfidanti.al