Mbas largimit nga Mançester Junajtidi, Zhoze Murinjo, ka gjetur një angazhim të ri si analist futbolli në televizionin e Katarit, “belN Sports”. Gjatë kohës së qëndrimit në këtë vend arab, ai (Murinjo) u takua me pronarin e grupit mediatik “belN Media Grout”, Naser El Kalaifi, që është edhe pronar i klubit francez PSZH.
Menjëherë nisën spekulimet lidhur me bisedimet eventuale për një bashkëpunim të ndërsjellë dhe shpërnguljen e mundshme të “Specialit” në Francë, më saktë në Paris te PSZH-ja.
Në fakt, atje, ku ka tym, ka edhe zjarr. Dihet se, nëse trajneri gjerman aktual i PSZH-së, Tomas Tuhel, nuk do t’i arrijë objektivat që i kanë venë atij pronarët arabë, këta të fundit nuk e kanë për gjë që ta ndërrojnë atë, sikurse kanë bërë edhe në të kaluarën.
Objektiv kryesor i “të shenjtëve” parisienë është titulli i Ligës së Kampioneve, sepse në kampiontin francezë ata nuk kanë konkurrentë.
Sfidanti.al