Ky është Pogba-ja i vërtetë, sapo nisi të luajë mire..lakmon rritje page!

Gati një vit të tërë Pol Pogba është kritikuar, për shkak të përformancave të tij të dobta me bluzën e Mançester Junajtidit, mbas transferimit të tij me vlerë 100 milionë euro dhe 300 000 sterlinave që merr në javë ky lojtar francez te “djajtë e kuq”. Madje, puna arriti deri te paralajmërimi i largimit të tij, por, sidoqoftë, gjithçka ndryshoi mbas shkarkimit të Zhoze Murinjos dhe ardhjes së trajnerit të ri, Ole Solskjer, kështu që tani ai është bërë lider i “djajve të kuq”, duke u imponmuar si lojtari kryesor i ekipit.
Mesfushori franez synon që ta shfrytëzojë situatën e re, duke bërë të ditur se dëshiron kontratë të re, vetkuptohjet me pagë më të lartë sesa aktualja. Ai, momentalisht, është futbollisti i dytë më i paguar te Junajtidi mbas sulmuesit Aleksis Sançez që merr 350 000 sterlina në javë.
Fakti që futbollisti kilian po luan keq, është në favor të Pogbas, menaxheri i të cilit, Mino Rajola kërkon që bisedimet për vazhdimin e bashkëpunimit të fillojnë sa më shpejt, përndryshe aludon ai, Pogba do të mund të largohet gjatë verës së ardhshme, ndërkohë që atë e ndjekin me vigjilencë Juventusi dhe Barcelona.
Sfidanti.al