Simeone i shokuar dhe entuziazmuar nga loja e Borusias së Dortmundit

Atletiko e Madridit pësoj një humbje të thellë 4-0 nga Borusia e Dortmundit që e mposhti ekipin e Diego Simeones në të gjithë drejtimit në ndeshjen mes tyre në raundin e 3-të të fazës së grupeve të Lilgës së Kampioneve. Në fakt, kjo ishte humbja e parë e Simeones me diferencë prej katër golash, qëkur ai është ulur në stolin e drejtimit të Atletikos së Madridit më 2011.
Në pamje të jashtme, Simeone nuk dukej shumë i shqetësuar për këtë humbje dhe kjo duket edhe nga deklarata e tij:
“Rezultati është mëse brutal dhe, me të vërtetë, është i pakuptimtë, sepse ai nuk e pasqyron atë që ndodhi në fushë. Sidoqoftë, ky rezultat na bën mirë neve që të reflektojmë. Mua më pëlqeu mënyra e lojës së Borusias që luan një futboll praktik e dinamik; ata dinë sesi ta çojnë topin përpara dhe jo ta mbajnë atë pa ndonjë qëllim. Shpresoj se ky ekip do të vazhdojë që të luajë në këtë mënyrë, sepse me të vërtetë ky ekip luan një futboll që të kënaqë syrin”.
Atletiko e Madridit, momentalisht, ndodhet në vendin e dytë me tri pikë pak seesa Borusia e vendit të parë.
Sfidanti.al