Përse Berardi ka një sekret që nuk shitet dot nga Sasuola?

Qëkur Domeniko Berardi u shfaq në Serinë A, ai u quajt si një nga talentet më të mëdhenj në futbollin italian. Ky futbollist i Sasuolës, fundjavën e kaluar, luajti ndeshjen e tij të 150-të në Serinë A dhe interesant është fakti se ai ka marrë më shumë kartona sesa ka shënuar gola!
Sidoqoftë, vitet kalojnë dhe Berardi vazhdon të luajë me Sasuolën, pjesëtar i së cilës ai është gjatë të gjithë karrierës së tij. Në fakt, ai iu shit Juventusit, por ai nuk luajti me të në asnjë ndeshje dhe mbas dy vitesh u kthye te Sasuola. Berardi gjatë karrierës së tij ka patur probleme me dëmtimet, por, sidoqoftë, arsyeja kryesore që ai nuk ka bërë ndonjë transferim të mirë, ka lidhje me atë se ai nuk e njeh disiplinën!
Ky sulmues anësor i Sasuolës ka shënuar 49 gola në kampionatin italian, ndërkohë që ka marrë po aq (49) kartona të verdhë dhe katër kartona të kuq!
Sfidanti.al