Sfida me Bayernin; Reali i Madridit do te jete pa Gareth Bale

Gareth Bale nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e së martës që Reali i Madridit do të luajë ndaj Bayernit në ‘Santiago Bernabeu’ në cerekfinale të Ligës së Kampioneve. Futbollisti uellsian nuk  ishte i pranishëm në Valdebebas për t’u stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës dhe mbetet jashtë listes se Zidane për përballjen me bavarezët. E njëjta histori  edhe për Pepen dhe Varane, edhe këta të dëmtuar. Në seancën e paradites së ditës së hënë ishin të pranishëm të rinjtë Enzo dhe Tejero dhe ra në sy fakti që të gjithë futbollistët ishin të qetë, madje nuk kanë munguar as shakatë me njëri-tjetrin

sfidanti.al