Joe Hart është shumë popullor në vendin e tij, në Angli dhe kjo u duk edhe në ditën e 30 vjetorit të tij të lindjes. Portieri anglez i Manchester City-t që këtë sezon ka kaluar te Torino në formë huazimi, u kthye në vendin e tij për të festuar ditëlindjen e tij, festë e cila u mbajt në klubin ‘The Landing’ të Manchesterit. Të pranishëm në këtë festë ishin të gjithë futbollistët aktualë të Manchester City, por edhe ata që jane larguar si dhe lojtarë të tjerë të përfaqësueses angleze të cilët nuk i kursyen aspak urimet dhe dhuratat për Joe Hart. Mes të ftuarve ishin edhe Gaël Clichy, Fabian Delph apo James Milner e JoLeon Lescott. Nuk munguan në këtë eveniment as portierët Tom Heaton, Shay Given e Kasper Schmeichel, ndërkohë që Chad Evans ishte i shoqëruar nga e dashura e tij Natasha Massey.
sfidanti.al