Nuk ka rëndësi nëse është ‘El Clasico’, Derbi i Madonninës apo një sfidë në ‘Old Trafford’, Carlo Ancelotti nuk e ndryshon ritualin e tij në prag të ndeshjeve; pushimin e kronometruar. Pas vaktit të drekës, Ancelotti i lejon vetës as më shumë e as më pak, por 100 minuta pushim në hotelin ku akomodohen skuadrat e tij për të shkuar në stadium me mendje të freskët dhe të shplodhur. Një truk ky që përputhet me atë që rekomandon edhe shkenca. Sipas një studimi të publikuar në 2011 nga NASA, pushimi perfekt është 26 minuta dhe duhet të jetë në periudhën mes orës 14:00 dhe 16:00.
Por Ancelotti e ka 4 fishuar këtë kohë të rekomanduar. Synimi i 57 vjeçarit është që nëpërmjet kësaj metode ai të ruajë qetësinë gjatë ndeshjeve dhe në përfundim të saj, pikërisht gjatë konferencave për shtyp. Por ky truk jo gjithnjë ka funksionuar, pasi në 2 raste Ancelotti ka reaguar ashpër madje duke bërë gjeste jo shumë të hijshme sic ishte ai në vitin 2008 kur si trajner i Milanit, u tregoi gishtin e mesit tifozëve të Juventusit që e quajtën ‘Derr’. I njëjti reagim u pa po atë vit edhe në Berlin në ndeshjen ndaj Herthës ndaj një tifozi të skuadrës gjermane.
sfidanti.al