Salzburg dhe mallkimi Champions; mbetet jashte per te 11 vit radhazi

Liga e Kampioneve eshte nje mallkim i vertete per Salzburgun. Skuadra e Red Bull Salzburg deshtoi serish ne kualifikimin per ne fazen e grupeve te ketij kompeticioni dhe kjo ndodh per te vitin e 11 radhazi.

Qe nga viti 2005 kur Red Bull mori pronesine e Salzburgut, kjo skuader ka fituar 9 tituj ne Austri, nderkohe qe pjesemarrja ne Ligen e Kampioneve eshte nje enderr e vertete per kete skuader.

Deshtimi i fundit erdhi nga perballja me Crvena Zvezden. Pas barazimit 0-0 ne ndeshjen e pare ne Beograd, Salzburgu i kishte te gjitha mundesite qe te thyente tabune, por ne Red Bull Arena ndeshja perfundoi ne barazimin 2-2 qe e denoi skuadren austriake duke e lene jashte Liges se Kampioneve.

Sfidanti.al