Largimi i Strotman; tifozet e Romes, parulla proteste kunder Palotes

Largimi i Kevin Strotman te Marseja ne momentet e mbylljes se merkatos ka shkaktuar irritim te tifozet e Romes. Keta te fundit, pas komenteve ne rrjetet sociale, mbremjen e se enjtes varen nke parulle ne shenje proteste kunder Presidentit Palota dhe drejtuesve te tjere te klubit verdhekuq.

‘Respekt per lojtarin qe respekton ekipin, amerikan, fanela jone nuk eshte njeperdorimshe-lexohej ne parullen e tifozeve te Romes.

Kevin Strotman kishte fituar respektin e tifozeve te Romes pasi shpeshhere shfaqi dashurine per kete skuader. Nuk eshte hera e pare qe tifozet e Romes dalin kunder presidentit Palota. Ata protestuan edhe ne muajin janar teksa i kerkuan presidentit verdhekuq largimin e tij.

Sfidanti.al