Futbolli amerikan me rekord të ri, Roxhers, 134 milionë USD në 4 vjet

Rekordi i sotëm është firmosur së fundmi. Lojtari i Grin Bej Pakersit (Green Bay Packers), Aron Roxhers, u bë më i paguari në historinë e ligës së futbollit amerikan (NFL), pasi nënshkroi kontratën e re 4-vjeçare. Sipas kësaj marrëveshjeje, ai do të fitojë 134 milionë USD në 4 vjet, që do të thotë gati 35 milionë dollarë në sezon.

Nga sasia totale, Roxhers ka 100 për qind të garantuar 103 milionë, ndërsa pjesa tjetër do të jetë në formën e shpërblimeve në bazë të rezultateve. Lojtari 34-vjeçar zëvendëson Mat Rajanin 33-vjeçar, që shkoi tek Atlanta Falkonsi, duke fituar 150 milionë USD në 5 vjet.

Sfidanti.al