Siç e tregon fotoja, meshkujt mund ta bëjnë pa i hyrë “gjemb në këmbë”. Rozher Federer, Rafael Nadal apo Novak Gjokoviç e kanë ndërruar fanelën e djersitur në fushën e lojës, në US Open, por kurrë nuk kanë marrë dënim, ndërsa kur këtë e bëri një teniste femër, menjëherë erdhi ndëshkimi.
Alizë Korne mori një paralajmërim për sjellje të gabuar (për shkelje të kodit të sjelljes), ndërsa ndërroi bluzën në ndeshjen e saj në US Open. Tenistja franceze nuk është se doli gjysmë e zhveshur, pasi e kishte gjoksin të mbuluar siç duhet, pra nuk pati ndonjë skandal. Për fat, në krah të saj doli Shoqata e Tenisit për Femra (ËTA), e cila kritikoi sjelljen e organizatorëve të Grand Slemit amerikan si seksizëm dhe diskriminim seksual, duke mbrojtur Alizën.
Sfidanti.al