Kristiano Ronaldo bëri një kthim madhështor në kryeqytetin e vendit të tij, Portugalisë, këtë herë si kundërshtar i ish-skuadrës së tij, Sportingut. Reali i Madridit do të luajë këtë të martë sfidën e pestë në grup në Ligën e Kampionëve, pikërisht në stadiumin e Sportingut. Rreth 300 tifozë, shumica adoleshentë, e pritën Realin përpara hotelit, dhe më i kërkuari ishte pikërisht Ronaldo. Pas tij, në vendin e dytë të preferencave, vinte trajneri Zinedin Zidan.
Ronaldo ka status heroi në Portugali pasi udhëhoqi kombëtaren drejt titullit europian, hera e parë që kombëtarja portugeze arrin një sukses të tillë. Më përpara, Ronaldo kishte arritur deri në gjysmëfinale të turneve të mëdhenj, po ashtu si dikur Eusebio në Botëror, më pas brezi i Zhoao Pintos apo Zhordaos, si dhe Luis Figo e Rui Kosta. Ai është një yll i madh edhe tek Reali, ndonëse portugezët e vlerësojnë më shumë për atë që ka dhënë në ekipin përfaqësues.