Bëhet fjalë për një gjyq që do të bëhet nga drejtuesit e tre klubeve të mëdhenj, në vazhdim të nismës së tyre për të mbrojtur veten dhe krijesën e tyre, Superligën Europiane. “Nju Jork Tajmsi” shkruan se Reali, Barcelona e Juventusi i janë drejtuar gjykatës për të anuluar akordin mes UEFA-s dhe 9 klubeve që janë “penduar” për pjesëmarrjen e tyre në Superligë, akord sipas të cilit klubet në fjalë (6 anglezë, 2 italianë e 1 spanjoll) të dënohen me 15 milionë euro secili, dhe që të gjobiten me 5 për qind të të ardhurave të sezonit të ardhshëm. Reali, Barça dhe Juvja nuk janë dakord me këtë.
Sfidanti.al