Man. Junajtidi shkon në “finalen” me Lajpcigun pa Kavanin e Marsialin!

Janë dy prej njerëzve të golit, por trajneri Ole Gunar Solskjer nuk do t’i ketë në ndeshjen më të rëndësishme të momentit. Mançester Junajtid udhëton drejt Gjermanisë për sfidën vendimtare të Championsit ndaj Lajpcigut pa dy sulmues të rëndësishëm si Edinson Kavani dhe Antoni Marsial. Solskjer konfirmoi se lojtarët kanë pësuar dëmtime të lehta, por që do t’i pengojnë për mesjavën, ndërsa portieri De Gea është me grupin. Junajtid ka nevojë të paktën për një barazim që të kualifikohet për në turin e dytë, ndërsa në sulm mbeten vetëm Markus Rashford dhe Mejzën Grinvud. Gjithsesi, sipas analistëve, lojtari më i rëndësishëm i “djajve të kuq” është Bruno Fernandes, që cilësohet si shpirti i mesfushës, shumë më lart sesa Pol Pogba.

Sfidanti.al