Drejt Barcelona-Juve, Koeman: Duam të jemi të parët, kemi shanse të mira

‘Objektivi ynë në cdo ndeshje është që të fitojmë, të luajmë mirë dhe në Ligën e kampioneve duam të jemi të parët. Kemi 3 pikë avantazh dhe fitoren 2-0 në sfidën e parë në Torino; kemi shanse të mira të ruajmë vendin e parë-kjo është ajo që deklaroi trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman në prag të sfidës të së martës me Juventusin në Camp Nou ku padyshim vëmendja do të jetë edhe te dueli mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

‘Messi dhe Ronaldo janë dy futbollistë të ndryshëm, por që të dy të jashtëzakonshëm-shtoi Koeman-të martën do të argëtohemi. Është dicka fantastike që do t’u gëzohemi këtyre dy kampionë dhe është e vështirë të thuash se cili prej tyre është më i miri; është e nevojshme t’u bësh komplimenta të dyve’

Në orët e fundit janë ndezur zërat për largimin e Lionel Messit nga Barcelona në muajt e verës së ardhshme. ‘Zërat për Messin? Dua të flas me Leon për cështje që kanë të bëjnë me lojën dhe skuadrën, ashtu sic bëj me cdo futbollist dhe kapitenët e tjerë-tha Koeman-dhe jo të përqendroj energjitë për cështje të jashtme. Duhet të marr maksimumin nga cdo lojtar, me Leon dhe me të tjerët. Messi është shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë sepse shumë aksione krijohen nga këmbët e tij.

Sfidanti.al