Legjendat angleze të entuziazmuar nga Mbape: Sikur shihnim Ronaldon brazilian!

Futbollisti i ri më i shtrenjtë në histori, Kilian Mbape, edhe në klubin e tij të ri, PSZH, po bën lojra fantastike dhe, mbas vetëm një gjysmë sezoni, është imponuar si një nga lojtarët kyç të trajnerit Emeri Unai. Në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampioneve, ai tundi rrjetën e Bajernit të Mynihut, ndërkohë që loja e tij entuziamoi legjendat angleze të futbollit, Gari Lineker dhe Rio Ferdinand, që e krahasuan atë me futbollistin e dikurshëm më të mirë të botës, brazilianin Ronaldo. “Ky është futbollisti i ri më i mirë në botë. Duke e parë atë në fushë, të duket sikur sheh Ronaldon brazilian”, vuri në dukje Linekeri.

Ish-mbrojtësi i Mançester Junajtidit Rio Ferdinand, nga ana e tij, thotë se, kur Mesi dhe Ronaldo, të lënë futbollin, Mbape do të jetë futbollisti më i mirë në botë. Ne ndeshjen me Bajernin në LK, Mbape theu një rekord tjetër të LK-së, duke qenë se, në moshën 18 vjeç e 11 muaj, ai u bë futbollisti më i ri që ka arritur 10 ose më shumë gola në konkurrimin më të rëndësishëm evropian.

Sfidanti.al