Rusia trukonte zyrtarisht  urinën, e pësoi në Lojrat Olimpike Dimërore

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) vendosi në Lozanë që Rusisë t’i hiqet e drejta e pjesëmarrjes në Lojrat Olimpike Dimërore të ardhshme që do të zhvillohet në  Pjonçang të Koresë së Jugut. Ndalimi në fjalë përbën një lloj dënimi nga ana e KON-it të Rusisë, për shkak të njërit prej skandaleve më të mëdhenj të dopingut në historinë e Lojrave Olimpike. Rusia ngarkohet me faj se ka mbështetur dhe ka sponsorizuar zbatimin e një programi dopingimi për një numër të madh sportistësh të saj në Lojrat Olimpike Dimërore që u zhvilluan, më 2014, në Soçi. Vendimi i lartpërmendur i KON-it përbën një konfirmim se shteti rus është fajtor për këtë skandal dopingu.

Vendimi i mësipërm do të thotë se ekipi olimik rus e ka të ndaluar që të marrë pjesë në Olimpiadën dimërore në Pjonçang, se flamuri dhe himni i saj nuk do të respektohen, ndërkohë që në librin e rekordeve dhe të medaljeve të arta të fituara nga Rusia do të shënohet shira “0”. Në fakt, sportistët rusë që nuk janë përfshirë në rastet e dopingimit, do të lejohen që të marrin pjesë në Olimpiadë, por si individë pa flamurin rus, me një lloj flamuri asnjanës!

Sfidanti.al