Nadal: Federeri – më i miri, por Gjokoviçi është rivali më i vështirë

Rafael Nadali ka vite që lufton për majën e tenisit botëror me Rozher Federerin dhe Novak Gjokoviçin. Gjatë këtij sezoni, në mungesë të asit serb, Gjokoviç, tenisti spanjoll arriti që të hipë në fronin e tenisit botëror, ndërkohë që, më 2018, atë e presin ndeshje të vështira me tenistin serb. Nadali shpjegoi se çfarë kundërshtarësh janë të dy tenistët e lartpërmendur. Ai tha se Federeri është i paprekshëm në sportin e tenisit, gjë që e tregojnë edhe titujt që ai ka fituar dhe se ai ka qenë tenisti më i mirë, me të cilin e ka luajtur. Por, sipas Nadalit, tenisti serb në nivelin teknik ishte gati i pamposhtur dhe se kundër tij është shumë e vështirë që të luash.

“Federeri është më i miri në histori… A është ai më i miri, kundër të cilit unë kam luajtur? Nuk e di, ndoshta, titujt që ai ka fituar, e tregojnë këtë, por, në nivelin teknik, kur Gjokoviçi kishte rezultatet më të mira, unë kisha përshtypjen se luaja kundër dikujt që ishte i pamposhtur”, deklaroi Nadali në “Eurosport”, duke vënë në dukje se me Gjokoviçin ai ka një rezultat negativ 24-26, ndërsa me Federerin ai ka 23 fitore dhe 15 humbje.

Sfidanti.al