Klopi komenton humbjen e fitores kundrejt Seviljes

Jyrgen Klopi nuk e fsheh zhgënjimin mbas shokut që përjetoi Liverpuli në vizitën e tij në Sevilja. Liverpuli kishte një epërsi prej 0-3 në pjesën e parë, por, në fund, e gjithë ndeshja përfundoi në barazim 3-3. Trajneri i “të kuqve”, Klop, nuk e fshihte dot zhgënjimin mbas lojës mjaft të dobët të ekipit të tij në pjesën e dytë.

“Në pjesën e dytë, ne nuk luajtëm më futboll, kurse ne kemi vetëm një armë – të luajmë futboll të vërtetë dhe këtë armë ne e humbëm në pjesën e dytë, sidomos, para se të pësonim golin e dytë. Duket sikur ne e kemi humbur ndeshjen, ndërkohë që, në fakt, ne nuk e humbëm atë. Kemi edhe një ndeshje për të luajtur në LK dhe, tani, gjithçka është në duart tona”, vuri në dukje trajneri gjerman i Liverpulit që ndeshjen e fundit do ta zhvillojë me Spartakun e Moskës, ndërsa Sevilja do të jetë mike në Maribor. Tabelën në këtë grup e kryeson Liverpuli  me 9 pikë, një më shumë se Sevilja, tri më shumë se Spartaku. Maribori me 2 pikë nuk ka asnjë shans.

Sfidanti.al