Pjesëtari i ri i përfaqësueses së Spanjës, Mario Asensio, nuk është aspak i kënaqur me statusin e tij te Reali i Madridit, kështu që ai ka paralajmëruar largimin e tij eventual nga “Santiago Bernabeu”. Sikurse shkruajnë disa mediume, ky futbollist 21-vjeçar i ka kërkuar trajnerit të vet, Zinedin Zidane, një minutazh më të madh loje, sepse, në të kundërt, ai do të jëtë i detyruar që tëndërrojë mjedis.
Në fakt, një nga futbollistët e rinj më të talentuar në Evropë vetëm katër herë ka qenë në formacionin e parë të Realit të Madridit, ndërkohë që, gjatë veres, nënshkroi kontratë deri më 2023 me shpresë se do të luante më shpesh në ekipin “mbretëror”. Kohët e fundit, ka pasur spekulime se për Asension po interesohet Mançester Siti, kështu që nuk do të jetë habi që nga ky klub i Premier Ligës angleze të vijë ndonjë ofertë për futbollistin e ri.
sfidanti.al