Të punësuarit në stadiumin “Old Traford” u mërzitën shumë, kur atyre iu tha se do të dalin në punë edhe, më 25 dhjetor, ditën e Krishtlindjeve, pasi trajneri i Junajtidit, Murinjo, ka planifikuar edhe atë ditë stërvitje! Kjo do të thotë se 70 të punësurit ose edhe 50 të tjerë, nëse stërvitja do të bëhet jashtë qëndrës stërvitore “Karington”, do të dalin në punë, ndërkohë që të tjerët do të jenë duke i gëzuar ditës së pushimit, më 25 dhjetor.
Murinjo tregon një vemendje të madhe për çdo detaj dhe do që ta përgatisë ekipin për ndeshjen e radhës, me Barnlin. Edhe, vitin e kaluar, Murinjo planifikoi stërvitje, ditën e Krishtindjeve, por, më vonë, sioqoftë, e anuloi atë.
Sfidanti.al