“Shtëpia” evropiane e futbollit dënoi, ditët e fundit, me një gjobë prej 60 000 eurosh Olimpiakosin grek, pasi tifozët e tij hynë dy herë në fushë dhe iu afruan Lionel Mesit të Barcelonës gjatë ndeshjes që u zhvillua mes të dy ekipeve, më 31 tetor, në Athinë, në kuadrin e Ligës së Kampioneve.
Një tifoz hyri në fushë, iu afrua dhe e përqafoi Lionel Mesin, pranë flamurit të kornesë, kurse, andej nga fundi ndeshjes, edhe një tifoz tjetër iu afrua Mesit që, gjithashtu, donte ta përqafonte Mesin. Olimpiakosi u dënua edhe sepse tifozët e tij iu drejtuan rreze laser lojtarëve të Barcelonës.
Sfidanti.al