Nuk do të jetë vetëm një ndeshje e madhe futbolli. Juventusi kundër Barcelonës e tregon edhe ndryshe madhështinë e saj. Kjo duket në hapësirat e reklamave që do të transmetohen në stacionin pa pagesë “Kanale 5” (Canale 5). Siç raporton “La Gazeta delo Sport”, një reklamë 30-sekondëshe do të kushtojë 200 mijë euro, ndërsa një reklamë 15-sekondëshe arrin në 165 000 euro. Kjo do të thotë 6.6 mijë euro për çdo sekondë.
Rritja është me 10 për qind në krahasim me shifrat e paguara nga kompanitë për reklamim në finalen e Championsit të vitit 2015 në Berlin, ku u ndeshën pikërisht Barcelona dhe Juventusi. Në atë kohë, niveli arrinte në 195 000 dhe 150 mijë euro, në varësi të kohës së reklamës. Sfida në stadiumin e Torinos do të luhet në 11 prill në orën 20:45.
Sfidanti.al