Hipotezë e re për Champions; UEFA mendon për një finale me tifozë

Pasi të jetë plotësuar kuadri I rifillimit të kampionateve, UEFA shumë shpejt do të përqendrojë vëmendjen te kompeticionet e saj. Në 17 qershor është në program mbledhja vendimtare e Komitetit Ekzekutiv që do të zgjidhë të gjitha enigmat në lidhje me formatin, vendin dhe datat e kompeticioneve, në mënyrë të vecantë të Ligës së Kampioneve.

Ditët e fundit e përditshmja gjermane ‘Bild’ ka folur për një ‘Final Eight’ të mundshme në Lisbonë, por zgjedhja përfundimtare do të diktohet nga kushtet sanitare të vendit pritës. Kjo sidomos për faktin se UEFA po vlerëson mundësinë që finalen e madhe të kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube ta zhvillojë me tifozë në stadium.

Është kjo një hipotezë që e mban ende të hapur opsionin Stamboll ku ishte përcaktuar fillimisht zhvillimi I finales së Champions së këtij viti, si dhe atë të Madridit. Gjithsesi sipas Sky, për momentin kjo iide është në fazën embrionale të saj që duhet studiuar me shumë vëmendje dhe te detajet më të vogla, por përshtypja është që drejtuesit më të lartë të UEFA po e marrin seriozisht në konsideratë idenë për të hapur stadiumin për ndeshjen e fundit të Ligës së Kampioneve që hapje që sigurisht do të jetë e pjesshme dhe në një impiant që do të jetë I përshtatshëm për të pritur eventin me siguri të plotë me masat e duhura që kanë të bëjnë me ruajtjen e distancimit personal.

 

Sfidanti.al