Pas 8 sezonesh aventurës së Thiago Silvës te Paris Saint Germaini I erdhi fundi. Sipas ‘L’Equipe’, Drejtori Sportiv i klubit transalpin,Leonardo ka folur me 35 vjecarin duke I bërë të ditur dëshirën e PSG për të mos rinovuar kontratën me të që skadon në fund të këtij muaji duke i këshilluar të nisë kërkimet për një skuadër tjetër për të vijuar karrierën
Me fjalë të tjera, Thiago Silva pas disa javësh do të jetë një futbollist i lirë, i larguar nga kampionët e Francës me parametra zero. Nuk është e qartë nëse kontrata do t’i zgjatet deri në fund të gushtit për t’i dhënë mundësi të mbyllë sezonin në Ligën e Kampioneve apo do të jetë i lirë që në 30 qershor.
Dy janë skuadrat që e kanë vënë në shënjestër mbrojtësin brazilian; Milani, edhe pse Thiago Silva nuk hyn në parametrat e politikës së Rangnick e as atij të Elliot dhe Everton ku braziliani do të ritakohej me Ancelottin, trajnerin me të cilin kishte punuar edhe më parë te kuqezinjtë.
Sfidanti.al