Besohet se gjysmëfinalja e sotme e Kupës së Gjermanisë (DFB-së) do të luhet me bluzat e reja. Ky është lajmi për Bajernin e Mynihut, ndërsa bavarezët do të dalin në “Alianc Arena” në orën 20:45, me modelin e ri të fanelave, jo vetëm të kuqe, por edhe të bardha. Uniforma tradicionale e kampionëve është e dominuar nga e kuqja, madje këtë sezon ka qenë 100 për qind e tillë. Tashmë, me fanelën e re, do të jenë tre shirita të bardhë, që simbolizojnë sponsorin dhe prodhuesin e fanelës, Adidasin, si dhe java në formë V-je do të jetë po ashtu e bardhë.
“Me fanelat e reja drejt Berlinit”, shkruan “Bildi”, që komenton se “kjo duhet të na kujtojë se në “Alianc Arena” ka nuanca të ndryshme të së kuqes”. Dikur, ish-mbrojtësi i vitit 2001, kampioni i Europës Samuel Kufur, thoshte “ne duam fanelat e kuqe me të bardhë”. Ja, Bajerni i tanishëm do t’i ketë ato.
Sfidanti.al