Oferta duket se është bërë, dhe është në tryezën e tij. Kapiteni është sot 34 vjeç, dhe pas dy vjetësh do të jetë më shumë se 36, e për këtë arsye Reali nuk deshi t’i jepte më shumë se 12 muaj rinovim qendërmbrojtësit. Sergio Ramosi ka 15 vjet që luan në “Santiago Bernabeu”, duke u bërë një nga lojtarët më fitues të historisë, ka edhe 1 vit kontratë, dhe e ardhmja e tij ka qenë një mister, rreth të cilit është diskutuar shumë.
Të përditshme e Madridit, “Marka” dhe “AS” shkruajnë se presidenti Florentino Perez dhe trajneri Zidan e duan Ramosin në ekip deri në 2022, duke vlerësuar stilin e tij udhëheqës, dhe ndikimin në fushë. Kjo është parë qartë, pasi madrilenët shpesh janë mundur pa kapitenin. Gjithsesi, nuk dihet se cila është ambicia e numrit 4, i cili dëshiron të luajë edhe në ligën amerikane, MLS, si dhe më pas të bëjë kurset teknike për të vazhduar karrierën si trajner. Kapiteni ka 21 trofe me Realin, dhe do të dojë të shtojë edhe disa të tjerë për t’iu afruar sa më shumë legjendave si Mesi, Ksavi, Iniesta, Kristiano Ronaldo e Dani Alvesh.
Sfidanti.al