Goli më i bukur i Champions? I Kristiano Ronaldos, mundi sërish Messin

Liga e Kampioneve u mbyll me triumfin e Liverpulit që e ngriti trofeun për të 6 herë në historinë e tij pasi mundi në finale Totenhemin. Ishte një edicion i jashtëzakonshëm, me emocione të shumta dhe me të papritura të mëdha sic ishte eliminimi i gjigandëve të futbollit evropian si Barcelona, Real madrid e Juventusi. Duke qëndruar te ky i fundit, Zonja e Vjetër kishte në radhët e saj Kristiano Ronaldon që vinte pas 3 triumfeve evropianë me Realin e Madridit, e megjithatë përsëri dështoi në arritjen e objektivit të saj, pasi u eliminua nga Ajaksi i talenteve. Megjithatë ka dicka që e ngushëllon Kristiano Ronaldon, goli i tij ndaj Mancester Junajtid është përzgjedhur si goli më i bukur i këtij edicioni të Ligës së Kampioneve duke mundur rivalin e tij Lionel Messi. UEFA përpiloi klasifikimin e 10 golave më të bukur të këtij edicioni dhe ai i portugezit është në krye të tij.

10 GOLAT ME TE BUKUR TE LIGES SE KAMPIONEVE

1.Kristiano Ronaldo (Juventus v Mancester Junajtid) – java 4 e fazës së grupeve në 7 nëntor 2018. Observatorët teknikë thonë: një pasim i gjatë perfekt dhe një gjuajtje fluturimthi në portë e shkëlqyer
2. Lionel Messi (Barcelona v Liverpul) – gjysmëfinalja e parë, 1 maj 2019. Observatorët tecnikë thonë: Një goditje dënimi precize dhe e fortë
3.Sadio Mané (Bajern v Liverpool) – ndeshja e kthimit në 1/8 e finaleve. Një dalje perfekte prapa shpinës së mbrojtësit e shoqërua nga një kontroll, kthesë e shkëlqyer dhe një gjuajtje
4.Ivan Rakitić (Totenhem v Barcelona) –Java 2 e fazës së grupeve; një gjuajtje e jashtëzakonshme fluturimthi me një shkallë shumë të lartë vështirësie
5.Leroj Sané (Mancester Siti v Hofenhaim) – java 6 e fazës së grupeve. Një Goditje dënimi e fuqishme dhe e saktë
6.Kilian Mbapé (Mancester Junajtid v Paris Sën Zhermen) – ndeshja e parë e 1/8 të finaleve. Një tranzicion i shkëlqyer i skuadrës i kulmuar me një krosim të ulët për Mbape që u nis me shpejtësi dhe shënoi
7.Rahim Sterling (Mancester Siti v Shaktjor Donjetsk) – Java 4 e fazëss ë grupeve. Një gol fantastik personal, rrotullim dhe evitim i mbrojtësve kundërshtarë përpara goditjes në këndin më të largët të portës
8. Osman Dembélé (Barcelona v Totenham) – java 6 e fazës së grupeve, Një kundërsulm i vetëm që bashkon shpejtësinë dhe gjakftohtësinë në finalizimin e aksionit
9.Filipe Kutinjo (Barcelona v Mancester Junajtid) – Cerekfinalet e kthimit. Një gjuajtje e fortë në këndin më të largët të portës
10. Luis Suárez (Barcelona v Liverpul) – gjysmëfinalja e parë; lëvizje perfekte e një qendërsulmuesi tipik, një finalizim i përpiktë në rrëshqitje e sipër pas një pasimi të Xhordi Albën.

sfidanti.al