Champions League, formacioni i Murinjos; mungojnë Ronaldo e Pogba

Mbyllja e Ligës së Kampioneve është fillimi i përpilimit të formacioneve më të mira. Dicka të tillë e ka bërë edhe Zhoze Murinjo që ishte i ftuar në studiot e BeIN Sports për të komentuar finalen mes Totenhemit dhe Liverpulit.
Në një formacion ku dominon Liverpuli me 6 futbollistë nuk gjejnë vend Kristiano Ronaldo dhe ‘armiku’ i portugezit, Pol Pogba. Skuadra e përpiluar nga Murinjo ka skemën 4-3-3 me Alison; Aleksander Arnold, Van Dajk, De Ligt, Robertson; De Jong, Van de Bek, Eriksen; Salah, Mesi, Mane.

Mungesa e Pogbasë është mëse e kuptueshme, pavarësisht problemeve të trajnerit me mesfushori, me francezin që bëri shumë pak në këtë Ligë Kampiones, ndërsa ajo e Ronaldos bëri më shumë zhurmë me portugezin që duket se pagoi një pjesë të parë të sezonit jo të mirë

Murinjo vlerësoi edhe ecurinë e mrekullueshme të Ajaks duke përfshirë De Ligt De Jong e Van de Bek, ndërsa Totenhemi finalist, përfaqësohet vetëm nga danezi Eriksen.

sfidanti.al