Pep Guardiola largon Juventusin dhe kjo tashmë nuk përbën më një lajm. Kohët e fundit emri i tij ka qarkulluar në zërat e merkatos për kalimin e tij të mundshëm te Zonja e Vjetër dhe katalanasi gjtë kësaj kohe nuk ka bërë gjë tjetër vecse ka përgënjeshtruar cdo lajm që është publikuar.
Një herë është shprehur: ‘Juventus? Jo’, një ditë tjetër tha: Kam kontratë me Mancester Siti dhe largohem vetëm po më përjashtuan’. Kaq duhet të mjaftonte që zërat e merkatos në lidhje me këtë cështje të mbylleshin, por mesa duket kjo nuk ndodhi. Guardiola mbrëmjen e së dielës foli sërish për impenjimin e tij me Mancester Sitin teksa deklaroi:
‘Vitin tjetër me Sitin do të rifilllojmë gjithcka nga e para’. Më qartë se kaq, Guardiola nuk mund të shprehej.
Zgjedhja e tij ka qenë gjithnjë e njëjta; të vijojë punën me Citizens kështu që është logjike që të mendohet për projektimin e sezonit të ardhshëm dhe rinovimin e sfidës me Klop me të cilin foli edhe menjëherë pas finales së Ligës së Kampioneve.
‘Kemi një rivalitet të shëndetshëm, por jo vetëm me të-tha Guardiola-në Premier League janë 5 skuadra të forta dhe konkurrenca është e fortë. Sezonin e ardhshëm do të nisim gjithcka nga zero dhe do të shohim se cfarë do të ndodhë’
Ndërkaq, Guardiola mendon edhe për të kaluarën e tij te Barcelona dhe gjeti kohën për të mbrojtur Ernesto Valverden aq të kritikuar së fundmi. ‘Për mua është një trajner shumë i madh [avarësisht miqësisë që na lidh-vijoi Guardiola-ka bërë një punë shumë të mirë. Sigurisht e humbi Ligën e Kampioneve, por të gjithë e humbasim. është një kompeticion që në fund e fiton vetëm 1 skuadër. Një skuadër që fiton kampionatin 2 vjet radhazi dhe luan një futboll të bukur meriton të konfirmohet. Barcelona i qëndron gjithnjë besnike stilit të saj të lojës’
sfidanti.al