Dinamo e Kievit, legjenda mbush 400 ndeshje në Europë!

Sfida jubilare ishte ajo ndaj Benfikës në Lisbonë, edhe pse nuk u festua dot siç. Dinamo e Kievit mbushi plot 400 ndeshje në kupat e Europës, duke qenë një nga lavditë e kontinentit, edhe pse kohët e arta kanë mbetur pas deri në vitet 90-të. Duke nisur nga vitet 70-të, skuadra ukrainase dominoi futbollin e ish-Bashkimit Sovjetik deri në shpërbërjen e tij, pavarësisht konkurrencës së fortë nga ekipet e Moskës si Spartaku, CSKA-ja dhe Dinamo.

Në 1975, Dinamo e Kievit fitoi Kupën e Kupave të Europës nën drejtimin e trajnerit të shquar, Valerij Lobanovskij, dhe në udhëheqjen në fushë të superyllit Oleg Blohin, i dyti nga BRSS që fitoi Topin e Artë, pas të madhit Lev Jashin. Po në 1975, Dinamo fitoi Superkupën e Europës ndaj Bajernit të Mynihut të Bekenbauerit, Gerd Mylerit dhe Zep Majerit, në 1975! Dinamo e Kievit fitoi edhe Kupën e Kupave në 1986 pas finales ndaj Atletikos së Madridit, të triumfuar 3-0!

Sfidanti.al