Jurgen Klopi: Xherrardi e ka lejen që të festojë si një “djall”!

Sot në orën 16:00, ai do të jetë në stolin e stadiumit të tij të zemrës, “Anfild”, veçse për herë të parë si kundërshtar. Stiven Xherrard, ish-kapiteni legjendar i Liverpulit, do të provojë sesi mund të ndihesh kur lufton kundër ekipit të vetëm të vërtetë të jetës tënde, ndërsa Aston Vila viziton qytetin në brigjet e lumit Mersej. Është folur e shkruar shumë për këtë moment, ndërsa dihej në 11 dhjetori do të sillte kthimin e madh në Premier Ligë. Vetë Xherrardi ka deklaruar se do të luftojë për fitore ndonëse është e do të jetë tifoz i Liverpulit deri në vdekje. “Unë sot jam për Aston Vilën”, – thotë ai. Jurgen Klop, trajneri i të kuqve që pati edhe lojtar “Xherron”, bën shaka duke thënë se “ai e ka lejen me pashë që të festojë si i çmendur, si ndonjë “djall”, nëse Aston Vila shënon apo fiton”.

Sfidanti.al