Guardiola 10 herë trajner i muajit, por rekordi i Fergusonit mbetet larg!

Në stolin e Mançester Sitit është duke bërë mrekulli në Angli, ndërsa e udhëhoqi vjet ekipin në finalen e parë të Championsit në histori. Flasim për Pep Guardiolën, katalanasit e shkëlqyer e të futbollit spektakolar, i cili u zgjodh sërish si trajneri i muajit në Premier Ligë. Në nëntor, Siti i fitoi të 5 ndeshjet e muajit, dhe kjo bëri që Pepi të vlerësohej si më i miri nga kolegët, duke pasur tani 10 çmime të tilla. Tashmë, ai është barazuar me Dejvid Mojesin e Uest Hemit. Guardiola shpreson të mbërrijë edhe të famshmin Arsen Venger që ka 15 trofe të individualë mujorë, veçse rekordi i legjendarit Sër Aleks Fergusonit është larg. Skocezi i madh i Mançester Junajtidit është shpallur plot 27 herë si trajneri i muajit në Premier Ligë.

Sfidanti.al