Ende e kanë në gojë shijen e hidhur të humbjes në “Der Klasiker” ndaj Bajernit, po ashtu protestën e pashuar nga arbitrit Feliks Zvajer. Futbollistët e Borusias së Dortmundit nuk është se e nxorrën inatin e fundjavës së kaluar me fitoren 5-0 në Champions ndaj Beshiktashit aq më tepër që nuk u kualifikuan, ndaj pritet të “zbrazen” kundër Bohumit në Bundesligë. Përballja do të jetë pikërisht sot, veçse dueli nuk pritet të jetë edhe aq i lehtë, pavarësisht se Dortmundi ka potencial shumë më të madh se vendasit. Bohumi e ka kthyer stadiumin e tij në një “fortesë” sepse ka 3 muaj pa humbje aty. Për më tepër, kjo ndeshje është një lloj derbi pasi dy qytetet janë vetëm 18 km larg njëri-tjetrit, ndërsa Shalke, rivali i derbit të vërtetë, është në Bundesligën e dytë.
Sfidanti.al