Barcelona, tani në luftë për cmimet e biletave me Liverpulin

Tifozët e Barcelonës që do të duan të ndjekin ndeshjen gjysmëfinale me Liverpulin në Anfield do të duhet të paguajnë të njëjtën shifër si tifozët e ‘The Reds’ që do të vijnë në Camp Nou, 119 Euro. Ky është vendimi i marrë nga drejtuesit e klubit anglez në lidhje me këtë cështje duke e përfshirë klubin katalanas në një tjetër ‘luftë’ për cmimin e biletave

Më parë kjo lloj ‘beteje’ u pa edhe në prag të sfidës mes Barcelonës dhe Mancester Junajtid me skuadrat që aplikuan të njëjtin cmim për tifozët e secilës prej këtyre skuadrave për ndeshjet në transfertë

Me këtë përfitim ekstra, Liverpuli do të mundësojë financimin e tifozëve anglezë që do të udhëtojnë në Camp Nou duke rimbursuan koston e biletës së tyre.

sfidanti.al