Në një xhungël të vërtetë, ku mbizotëron kaosi dhe etja për të fituar lavdi, trofe dhe para, vlerësimi është i madh për ato gjeste kalorsiake që duket sikur u ka kaluar koha, por që pikërisht për këtë, bëhen edhe më të jashtëzakonshëm. Një gjest të tillë e bëri edhe portieri i Barcelonës, Mark-Andre Tek Shtegen gjatë ndeshjes së Championsit ndaj Mançester Junajtidit.
Momenti ishte menjëherë pas golit të dytë shënuar nga Lionel Mesi, kur stadiumi shpërtheu me gati 100 000 spektatorët në tribunat e tij. Efekti i turmës ishte i tillë që askush nuk mbeti pa festuar, por megjithatë njëri nuk e bëri, dhe ky ishte Ter Shtegeni. Jo se kishte ndonjë inat me Mesin, apo ndonjë ndjenjë të veçantë për Mançester Junajtidin. Pas ndeshjes, portieri gjerman sqaroi se “nuk mund të festoja pasi ishte një gabim portieri që mund të më ndodhë nesër edhe mua”. “David De Gea, pavarësisht gabimit, mbetet një nga më të mirët në botë”, – vazhdoi Ter Shtegeni. Për këtë sjellje, jo edhe aq të zakonshme në futboll apo në Champions, portieri katalanas meriton çmimin e Lojës së Ndershme.
Sfidanti.al