Deniz Aytekin ka marrë kritika të ashpra për drejtimin e ndeshjes Barcelona-PSG
Federata gjermane e ka mbrojtur gjyqtarin Deniz Aytekin pas akuzave të mediave botërore për gabimet që kishte bërë në ndeshjen Barcelona-PSG.
Por, mediat gjermane nuk e kishin problem që të kritikonin paraqitjen e tij të dobët, e cila mund të ketë ndikuar në eliminimin e PSG’së.
“Aytekin ka lehtësuar rikthimin e Barcelonës”, ka shkruar Tagesspiegel.
“Aytekin në qendër të vëmendjes pas ndeshjes 6:1”, shkruan Handelsblatt.
Ndërsa 11Freunde shkruan: “Është e qartë se penalltia në minutën e 90 ishte qesharake. Një vendim i gabuar”